UEFA rikthen Rusinë U17 në garat europiane, Ukraina kërcënon me bojkot I

Futboll

UEFA rikthen Rusinë U17 në garat europiane, Ukraina kërcënon me bojkot I

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Ukrainës (UAF) dënoi vendimin e Bashkimit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) për të kthyer ekipet e Rusisë U17 në garat ndërkombëtare.

Duke theksuar se Ukraina do të bojkotojë ndeshjet në kompeticionet ku merr pjesë edhe Rusia.

UAF bëri thirrje për ruajtjen e vendimit të mëparshëm të UEFA-s dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Për të mos lejuar pjesëmarrjen e ekipeve ruse në ndeshjet ndërkombëtare.

Ekipet ruse u ndaluan të marrin pjesë në të gjithë aktivitetet zyrtare të UEFA-s, pasi Moska filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Më 26 shtator, UEFA njoftoi se do të lehtësonte kufizimet e saj. Dhe do t’u mundësonte ekipeve ruse U17 të marrin pjesë në lojërat evropiane.

“UEFA është gjithashtu e vetëdijshme se fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime përgjegjësia e të cilave bie ekskluzivisht tek të rriturit. Dhe është e bindur plotësisht se futbolli nuk duhet të heqë dorë kurrë nga dërgimi i mesazheve të paqes dhe shpresës“, thuhet në deklaratën e saj për shtyp.

Nga ana tjetër, UAF u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të UEFA-s që të bojkotojnë të gjitha ndeshjet e mundshme që përfshijnë ekipet ruse. Federata ukrainase komentoi se vendimi për kthimin e Rusisë “në mes të armiqësive të kryera nga Federata Ruse kundër Ukrainës është i pabazë.

Dhe i tillë që toleron politikën agresive të Rusisë“.

Kundër vendimit të qeverisë europiane të futbollit doli edhe presidenti i Federatës Polake të Futbollit. Cezary Kulesza u shpreh:

“Unë u befasova nga deklarata e djeshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nëse kombëtaret ruse lejohen të marrin pjesë në garë, ekipet tona kombëtare nuk do të konkurrojnë me to“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat