Struga fiton derbin e Liqenit

Futboll

Struga fiton derbin e Liqenit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:30
Pamje nga ndeshja

Struga ka si mision mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Shpëtim Duros vuajti sot përballë Voska Sport, por ia doli të merrte pikët maksimale.

Falë golit të Marjan Radeskit katër minuta përpara fundit, gol që solli triumfin e katërt radhazi në kampionat për Strugën.

Dhe fitoren e parë në derbin e Liqenit kundër skuadrës tjetër shqiptare.

Që edicionin e fundit siguroi ngjitjen në elitë.

Me suksesin e sotëm, kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve.

Në vendin e dytë me një pikë dhe një ndeshje më pak se kuqezinjtë e Shkëndijës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat