Behiratche: Betejë në Laç

Futboll

Behiratche: Betejë në Laç

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:42
Behiratche

Tjetër test i vështirë për Dinamo Cityn, që nesër (e enjte) luan në Laç. 18 herë kampionët e Shqipërisë po vuajnë në javët e para.

Përkrah trajnerit Di Biagio në konferencën për shtypin përpara transferts kurbinase, ishte edhe Jocelin Behiratche.

“Do të jetë ndeshje e luftuar, e vështirë për t’u përballur, por gjithsesi jo e pamundur për t’u fituar.

Mbrojtja? Normale që kemi pësuar gola të lehtë për lojtarët që kemi, por kemi për t’u përmirësuar. Ndaj të vazhdojmë në të njëjtën rrugë.

Nuk është çështja e vetëm një lojtari, thjesht kemi nevojë për të gjithë. Të gjithë duhet të rrëmojmë në të njëjtin drejtim.

Të bashkohemi dhe t’ja nisim nga e para si një bllok unik”, u shpreh qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat