Shala: Kam pritur rezultat pozitiv

Futboll

Shala: Kam pritur rezultat pozitiv

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:48
Shala

Fushë Kosova nuk ka arritur ende të fitojë një ndeshje në Superligën e Kosovës, dhe sot pësoi humbjen e radhës nga Ballkani.

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka thënë se e kanë ditur kapacitetin e Ballkanit, megjithatë e prisnin të paktën një barazim nga kjo ndeshje, Sipas Shalës është e vështirë të rikthesh rezultatin kundër Ballkanit. edhe pse ishin të mirë në mbrojtje.

“Edhe pse e kemi ditur forcën e Ballkanit, që është një prej skuadrave më të mira në Kosovë, kam pritur rezultat pozitiv, së paku një barazim.

E kemi përgatitur ndeshjen po në atë mënyrë se si e morëm golin. U munduam t’i ndalim depërtimet, pasimet vertikale, por në momentet kyçe pranuam gol. Kur pranon gol nga Ballkani, është vështirë të kthehesh. Në pjesën e dytë e ndryshova skemën e lojës.

Luajtëm më mirë në mbrojtje, nuk e shënuam një rast që e patëm me Jevkiqin. Dhe më pas nuk arritëm ta ngushtojmë rezultatin”, ka theksuar fillimisht Shala.

Më pas, ai foli për mungesat dhe ndeshjen e ardhshme ndaj fitueses së Kupës së Kosovës, Prishtinës.

“Jashanica, Mëziu dhe Abazi janë mungesa të mëdha, ishin përforcimet e ekipit. Përveç ndeshjes me Ballkanin, në të gjitha ndeshjet kemi pasur raste të shënonim gola. Kemi krijuar raste dhe kemi dominuar.

Loja e ardhshme është kyçe që të marrim rezultat pozitiv, pse jo edhe fitoren e parë”, deklaroi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat