Daja: Duam ta mbajmë ritmin e fitoreve

Futboll

Daja: Duam ta mbajmë ritmin e fitoreve

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:49
Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas ndeshjes është shprehur i lumtur me fitoren e Ballkanit, mirëpo theksoi se si trajner nuk janë të kënaqur asnjëherë, dhe kërkojnë gjithmonë maksimumin.

Daja kishte në plan t’i jepte hapsirë lojtarëve të rinjë mirëpo u detyruan të bënin ndërrime të detyruara, dhe sa i përket paraqitjeve të mira, trajneri tha se duan ta mbajnë ritmin e mirë edhe në Kosovë, edhe në Evropë.

“Nuk kemi bërë eksperimente në fushë. Fushë Kosova luan futboll të mirë, nëse e nënvlerëson pak, të bën dëm.

Edhe ata u shfaqën goxha mirë në ndeshje. Lojtarët tonë kryesorë, titullarët, ndihmojnë lojtarët të përshtaten. Ata marrin barrën kryesore sepse duhet të kemi 16-18 lojtarë të gatshëm për lojë që të mos prishen ekuilibrat”, ka thënë fillimisht Daja.

Ai theksoi se si trajnerë, nuk janë të kënaqur asnjëherë, sepse gjithmonë kërkojnë maksimumin. “Ismajlgeci luajti, Manaj apo Karrica presim të luajnë. Ishin në plan por u desh të bënim ndërrime të detyruara. Duke pasur më shumë lojtarë, e përballojmë më lehtë kampionatin.

Kemi paraqitje të mira edhe në Evropë. Duam ta mbajmë ritmin e mirë edhe në Kosovë, edhe në Evropë”, ka thënë trajneri i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat