Martini rikthehet në “Niko Dovana”

Futboll

Martini rikthehet në “Niko Dovana”

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:52
Foo ilustrim

Në orën 20:15 do të zhvillohet sfida e 3-të dhe e fundit për këtë të mërkurë, në kuadër të javës së 6-të të Kategorisë Supariore, ku në “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra e Teutës do të përballet me “verilindorët” e Kukësit.

Në kampin durrsak është rikthyer tekniku Edi Martini, me “strategun” shkodran, i cili rikthehet në herë të 5-të në ekipin, që vetëm 3 sezone më parë e shpalli kampione të Kategorisë Superiore, pas një “lufte” të vërteë me Vllazninë dhe “demat e kuq” të Partizanit.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure pritet një përballje spektakolare dhe tepër e “nxehtë” me të dyja skuadrat që janë në kërkim të fitores, me Teutën që kërkon të dalë nga zona e “ftohtë”, ndërsa Kukësi është në kërkim të fitores së parë të sezonit.

Formacionet zyrtare:

TEUTA: Vata, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Gjinollari, Beqja, Arifi, Kruja, Fili, Daja, Daci

Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Momoh, Mbarak, Hasaj, Basha, Salami, Beshiraj

Trajner: Stavri Nica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat