Nuk kanë fund incidentet, turpi i radhës nga tifozët ndaj Kosovës

Futboll

Nuk kanë fund incidentet, turpi i radhës nga tifozët ndaj Kosovës

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:18
Banderola e turpit

Pas vrasjes së pabesë të rreshterit, Afrim Bunjaku, nga një grup terrorist serb, në Zveçan situata vazhdon të jetë e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, por mesa duket kjo tragjedi ka prekur dhe botën e futbollit.

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, teksa në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Superligës greke, mes skuadrës së Olympiacos dhe Aris ka rënë në sy një banderolë tronditëse.

Tifozët e Olympiacos kanë shpalosur banderolën, “Kosova është Serbi”, shprehje që më pas është thirrur në kor nga gjithë tifo-grupi i ekipit nga Pireu, duke shëmtuar kështu ndeshjen midis 2 skuadrave.

Ndërkaq, kujtojmë se tifo-grupi i Olympiacos, i quajtur “Gate 7” është ndër më të rrezikshmit dhe më të dhunshmit në Athinë, teksa nuk është hera e parë që kanë shprehur të tilla mesazhe politike, kundër Kosovës, shtet të cilin Greqia ende nuk e njeh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat