Bajrami shënon, Sassuolo shokon Interin dhe e njofton me humbjen e parë

Futboll

Bajrami shënon, Sassuolo shokon Interin dhe e njofton me humbjen e parë

Nga: K. G. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Sassuolo është prej skuadrave më të papërshtatshme në Serie A.

Interi i pamposhtur deri sonte, ka pësuar humbje në "San Siro" me rezultat 1:2 nga Sassuolo, në takimin e javës së 6-të.

Dumfries në fund të pjesës së parë kaloi në epërsi liderin e Serie A. 

Pjesa e dytë ka ndryshuar sa i përket rezultatit, Sassuolo ka realizuar dy herë duke përmbysur e epërsinë e Interit.

Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami, ka realizuar në minutën e 54-të dhe Berardi godet jashtë16-shit në atë të 63-tën, duke shokuar vendasit.

Interi kryeson me 15 pikë sa ka edhe Milan dhe Sassuolo është në vend të 8-të me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat