Osimhen - Napoli, tifozët i dërgojnë mesazh të qartë sulmuesit

Futboll

Osimhen - Napoli, tifozët i dërgojnë mesazh të qartë sulmuesit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 23:08
Tifozët

Thyerja mes Osimhen dhe Napolit është e dukshme, ndonëse sulmuesi nigerian u aktivizua titullar nga trajneri Rudi Garsia në ndeshjen e kampionëve të Italisë ndaj Udineses.

Në çështjen mes sulmuesit dhe klubit kanë menduar të ndërhyjnë edhe tifozët napolitanë, që kanë shpalosur një pankartë në fillim të takimit, me një mesazh të qartë për Osimhen, që respekti për fanellën mbetet mbi të gjitha.

“Përtej sjelljes personale, respekti për fanellën mbetet urdhri i parë”, shkruhej në pankartën e tifozerisë së Napolit.

Sulmuesi nigerian u mërzit me klubin, pas një videoje qesharake të tij, të shpërndarë në llogarinë e Napolit në TikTok, teksa më pas Osihmen fshiu gjithçka që e lidh me Napolit në Instagram.

Për çështjen reagoi edhe agjenti i Osimhen, që tha se do të ndjekë hapat ligjorë për sjelljen injoruese të Napolit ndaj sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat