Shpërthen Shpendi

Futboll

Shpërthen Shpendi

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 23:14
Shpendi feston

Festa e për golin e parë në Serinë A për Stiven Shpendin, u shty nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi një pozicion jashtë loje, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vëllanë e tij, Cristian Shpendi.

Ky i fundit vijon të shkëlqejë me Cesenën në Serinë  C, teksa ka shënuar dy herë brenda pjesës së parë, në ndeshjen që skuadra e tij po luan ndaj Spalit në shtëpi.

Shpendi zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë, kur pas një krosimi në zonë, gjuajti në mënyrë perfekte me kokë dhe topi përfundoi në rrjetë, pasi u përplas me shtyllën anësore.

Në të 34-ën Shpendi u shërbye sërish brenda zonës dhe këtë herë lëshoi një të djathtë të rreptë, duke e dërguar topin sërish në rrjetë, për të bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 2-0.

Cristian Shpendi ka shënuar 4 gola në 5 javët e para të kampionatit në Serinë C, duke u konfirmuar si një prej golashënuesve më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat