Inzaghi: Jam i zemëruar, Berardin e kishim studiuar

Futboll

Inzaghi: Jam i zemëruar, Berardin e kishim studiuar

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:20
Inzaghi

Interi u befasua nga Sassuolo në “San Siro”, skuadër që i shkaktoi humbjen e parë sezonale në Serie A.

Golat e bukur të Nedim Bajramit dhe Domenico Berardit, sollën përmbysjen 1-2 të skuadrës së Dionisit.

Humbje e dhimbshme e cilësoi Simone Inzaghi. Trajneri i Interit analizoi se çfarë nuk shkoi tek ekipi i tij, që u “shuajt” në pjesën e dytë.

“Janë ndeshje që vendosen nga detaje të vogla. Skuadrës i mungoi kthjelltësia e duhur për të reaguar pas avantazhit të Sassuolos.

Zhvilluam një pjesë të parë të mirë kundër një skuadre me vlera. Por duhet të shënonim më shumë se një gol duke llogaritur rastet e krijuara.

Në të dytën e humbëm forcën tonë, nuk ishim kompaktë. Një humbje që të dhemb. Bëhet shumë e vështirë të rikuperosh kur nuk je më i kthjellët.

Jam i zemëruar edhe për golin e Berardit. Pasi e kishim studiuar atë dhe lëvizjet që bën“, theksoi Inzaghi.

Interi ndan kreun e renditjes me Milanin pas javës së gjashtë. 15 pikë për dy skuadrat e Milanos, teksa Juventusi i Allegrit ndjek me dy pikë më pak.

Takimi i radhës për nënkampionët e Europës është në transfertë kundër Salernitanës (30 shtator).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat