Ish futbollisti: Njëherë u lëndova duke bërë seks

Futboll

Ish futbollisti: Njëherë u lëndova duke bërë seks

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 14:34
Micah Richards e Mario Balotelli

Micah Richards, ish-mbrojtësi anglez, i cili vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Manchester City, ka dhënë një rrëfim të pazakontë.

35-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2019, zbuloi se njëherë u dëmtua teksa po kryente marrëdhënie seksuale.

“Ishte një dëmtim seksual. Po, po argëtohesha dhe ndërsa po e bëja, rrëshqita nga shtrati. Zgjata këmbën dhe lëndova muskulin tim.

Sigurisht që më pas u shtira sikur u dëmtova në stërvitje. Por nuk është ky dëmtim shkaku pse u tërhoqa nga futbolli aktiv”, u shpreh Richards.

I cili luajti edhe me Aston Villan e Fiorentinën, ndërkohë që 13 herë veshi fanellën e kombëtares së Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat