Ngec në shtëpi ndaj Betis

Futboll

Ngec në shtëpi ndaj Betis

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Granada vazhdon të vuajë nga fundi i renditjes së La Liga dhe në shtatë javë kampionat ende nuk e ka provuar “shijen” e fitores.

Përballja e raundit të shtatë, me Granadën që përballë kishte Real Betis, u mbyll me barazimin 1-1.

Vendasit pësuan një humbje të madhe në minutën e 39’, me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzunin, i cili la fushën pasi u dëmtua.

Pavarësisht tentativave nga të dyja ekipet fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

Takimi u zhbllokua në minutën e 51’ me Diao që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Betis-in në avantazh.

Ndërsa vendasit reaguan në minutën e 67’ me Boye që shënoi golin e barazimit, duke bërë që Granada të merrte një pikë nga kjo javë.

Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 1-1, me Granadën që pas javës së shtatë vuan në vend të 19-të me katër pikë, teksa Betis renditet në vend të dhjetë me nëntë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat