“Mjeshtri" i pasimeve largohet nga Arsenali

Futboll

“Mjeshtri" i pasimeve largohet nga Arsenali

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:41
Jorginho

Arsenali raportohet se do ta lërë mesfushorin veteran Jorginho të largohet nga “Emiratës” në afatin kalimtar të janarit.

Italiani i ardhur nga Chelsea gjashtë muaj më parë, tashmë ka humbur vendin në skuadrën e Mikel Artetës.

Me transferimin e Declan Rice, Jorginho ka humbur pozitën në skuadrën e parë të “Topçinjve”.

Sipas medieve italiane, rikthimi në Itali është opsion i mundshëm i ‘mjeshtrit’ të pasimeve, i cili dëshiron të gjej një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Jorginho do të donte të qëndronte në Arsenal edhe për pjesën tjetër të sezonit, por ai duhet të largohet nga Londra në mënyrë që të gjejë skuadrën ku do të mund të luajë më shumë.

Kontrata e italianit me Arsenalin skadon në fund të sezonit, por, siç raportohet, Jorginho dhe londinezët pritet t’i ndajnë rrugët në janarin që po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat