Pioli injoron forcën e Interit

Futboll

Pioli injoron forcën e Interit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:20
Pioli

Humbja 5-1 në derbi është një kujtim i largët për Stefano Piolin, që në prag të sfidës me Lazion ka deklaruar se pavarësisht asaj që ka ndodhur, nuk sheh zikaltrit favoritë për titullin kampion.

“Statistikat janë pjesë e të shkuarës dhe nuk do të merremi me to.

Në fund të majit do të shohim se kush është skuadra më e fortë, por unë shoh favorite Juventusin, që nuk ka kupa dhe do të përqendrojë të gjithë forcën te kampionati”, u shpreh Pioli.

Pas fitores me Cagliarin, kuqezinjtë do të synojnë të marrin tre pikët ndaj Lazios pasditen e të shtunës, teksa Pioli ka thënë se skuadra është e përqendruar maksimalisht për të marrë më të mirën, jo vetëm në kampionat, por edhe në Champions, katër ditë më vonë ndaj Dortmundit.

“Lazio është një kundërshtar i vështirë, por humbja në derbi na ka bërë që të hyjmë në fushë me përqendrim maksimal. Na presin dy ndeshje shumë të komplikuara, pasi të mërkurën do të luajmë në Gjermani ndaj Dortmundit, por jemi përgatitur të marrim maksimumin”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat