Gafa e De Ligt

Futboll

Gafa e De Ligt

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:20
Matthij de Ligt

Një përgjigje nga Matthij de Ligt rrezikon të krijojë polemika në Argjentinë.

Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut mori pjesë së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në një lojë të shpërndarë nga klubi bavarez përmes kanaleve zyrtare.

“Me kë nga ish-lojtarët do të kishit dashur të luanit?”, ishte pyetja e klubit.

Dhe përgjigja e ish-lojtarit të Juventusit tashmë po shkakton diskutime deri në Amerikën e Jugut.

Qendërmbrojtësi holandez, në fakt, është përgjigjur: “Me Lionel Messin”, duke harruar se “Pleshti” është ende një futbollist aktiv dhe po bën diferencën në MLS, tek Inter Miami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat