Chelsea gati që të largojë Brojën

Futboll

Chelsea gati që të largojë Brojën

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:30
Armando Broja

Sipas portalit të njohur spanjoll “Fichajes”, Armando Broja mund të bëhet pjesë e marrëveshjes për të çuar te Chelsea një sulmues që ka bërë mirë në sezonet e fundit, Ivan Toney nga Brentford.

Portali i njohur për zërat e merkatos, bën të qartë se londinezët duan lojtarin por kanë stepur për momentin nga vlera e lartë e kartonit të tij.

Përveç të tjerash, Toney është i pezulluar nga Federata Angleze për përfshirjen e tij në vendosjen e basteve, që janë të palejuara sipas rregulloreve të Premier Ligës.

I njëjti burim thekson se Blutë e Londrës kërkojnë të ulin vlerën e kartonit, që aktualisht është rreth 75 milionë paund, duke përfshirë edhe Brojën në marrëveshje, për ta dërguar te Brentfordi.

Marrëveshja do të negociohet dhe mund të finalizohet në muajin janar, pasi blutë kanë parë që kanë nevojë urgjente për një sulmues goli dhe Toney është një nga emrat më të vlerësuar në kampionatin anglez në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat