Papu Gomez: Ua kisha premtuar disa vite më parë

Futboll

Papu Gomez: Ua kisha premtuar disa vite më parë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 22:14
Papu Gomez

Alehandro “Papu” Gomez do të vazhdojë karrierën e tij në Itali. Sulmuesi argjentinas, i cili u bë i famshëm në radhët e Atalantës, ka ndërprerë kontratën me Seviljen dhe si një lojtar i lirë, i është bashkuar tashmë Monzës.

“Kam refuzuar shumë oferta nga jashtë edhe për faktin se prisja një nga Italia. Ndjehem i rëndësishëm në këtë shtet dhe jam i lumtur.

Nuk kam folur me trajnerin Paladino, por me Galianin në këto ditë dhe jemi të gjithë të lumtur.

Me Adrianon kam një raport të veçantë, njihem prej shumë vitesh.

Disa vite më parë ia kisha premtuar kur po hanim mëngjes në Ibiza, që do të vija te Monza. Ishte e shkruar”, tha Papu Gomez pas prezantimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat