Balotelli: Mourinho duhet të marrë përgjegjësitë

Futboll

Balotelli: Mourinho duhet të marrë përgjegjësitë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 23:17
Mario Balotelli

Mario Balotelli ka folur së fundmi për krizën e Romës në këtë fillim sezoni të Serie A. Sulmuesi theksoi se është ende shpejt për të folur për fundin e kampionatit.

“A duhet Roma të luftojë për vendin e katërt? Po, por ka edhe skuadra të tjera të pajisura mirë si Interi, Milani, Napoli, Juve, Atalanta dhe Lazio.

Megjithatë, besoj se flasim shumë për problemet në fillim të kampionatit është e padrejtë, është shumë herët”- u shpreh ai.

Më tej Balotelli foli për trajnerin e Romës, Jose Mourinhon, për të cilin u shpreh se duhet të marrë përgjegjësitë si burrë.

“Unë them sinqerisht, ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë. Ashtu siç merr lëvdata, është gjithashtu e drejtë të marrësh përgjegjësi”-deklaroi sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat