Di Marco zgjon interesimin te dy gjigantët anglezë

Futboll

Di Marco zgjon interesimin te dy gjigantët anglezë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:29
Di Marco

Federico Dimarco po konfirmohet si një nga pikat e forta të skuadrës së Interit.

E paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Manchester City dhe Chelsea janë dy ekipet angleze që raportohet se kanë shprehur interesim për shërbimet e italianit.

Dimarco ka kontratë deri në vitin 2026 me Interin dhe ka një pagë pak më shumë se 1.5 milionë euro në vit. 

E ulët për atë që po demonstron 26-vjeçari i majtë, me skuadrat e mëdha angleze të gatshme për të katërfishuar pagën e tij për ta rrëmbyer nga klubi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat