Ten Hag me “dhimbje koke” përpara sfidës në kampionat

Futboll

Ten Hag me “dhimbje koke” përpara sfidës në kampionat

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 14:15
Ten Hag

Erik ten Hag është përfshirë në debatin mbi kalendarin e ngjeshur dhe thotë se është e padrejtë të mbingarkosh lojtarët. Mançester Junajtid ka pësuar një listë të gjatë dëmtimesh në javët e fundit, me jo më pak se 16 lojtarë jashtë fushës që nga nisja e fazës përgatitore të sezonit të ri.

Lisandro Martinez është bërë emri më i fundit që i është shtuar infermierisë, i njëjti lëndim që e mbajti atë dy muaj larg fushe sezonin e shkuar.

Trajneri holandez tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Kristal Palasin se programi i ngjeshur po ushtron një presion të patolerueshëm mbi yjet e tij.

“Lojtarët nuk mund ta menaxhojnë më këtë mbingarkesë dhe mendoj se kjo është ajo që shihni në këtë skuadër për momentin”, tha trajneri i Junajtidit.

“Ne tashmë e zgjeruam skuadrën këtë sezon, sepse e bëjmë të qartë arsyen. Ne kishim një Kupë Bote në mes të sezonit, kishim një sezon më të gjatë dhe shkuam edhe në finalen e Kupës FA. Pastaj ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe patëm një pushim më të shkurtër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat