Milani shënon edhe një fitore! Hysaj titullar 

Futboll

Milani shënon edhe një fitore! Hysaj titullar 

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja

MIlani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke regjistruar edhe një fitore. 

"Rossonerët" nga shtatë ndeshje kanë shënuar 6 fitore dhe pësuan vetëm një humbje. 

Milani ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lazios së Romës, në takimin e javës së 7-të. 

Puilsic në minutën e 60-të dhe Okafor në atë të 88-tën, shënuan falë asistimeve të futbollistit Leao. 

Milani kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Interin me 15 dhe Lazio zë pozitën e 14-të me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat