Bylis mposht Kastriotin dhe merr kryesimin

Futboll

Bylis mposht Kastriotin dhe merr kryesimin

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Bylis mposhti në stadiumin Adush Muça me shifrat 3-1, Kastriotin.

Nuk ishte një sfidë e lehtë për vendasit të cilët gjetën avantazhin në minutën e 22-të me anë të Xhonatan Lajthisë.

Një avantazh që ballshiotët e ruajtën deri në pjesën e dytë, kur në të 75-tën Eneid Kodra barazoi shifrat.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe gjashtë minuta më pas u rikthyen në avantazh falë golit të Flamur Ruçit.

Në të 90-tën, Serxhio Emini realizoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e Bylisit. Pas këtij suksesi, mallakastriotët marrin momentalisht kreun e renditjes me 16 pikë ndërsa Kastrioti mbetet në vend të shtatë me gjashtë pikë.

Në ndeshjen tjetër të Kategorisë së Parë, atë mes Tomorit dhe Lushnjes nuk pati fitues dhe gola, teksa 90-minutat në Berat u mbyllën me shifrat 0-0.

Pas kësaj ndeshje, Tomori mbetet në vend të pestë me nëntë pikë ndërsa Lushnja renditet e dhjeta me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat