Vendimtar me vetëm gjashtë prekje

Futboll

Vendimtar me vetëm gjashtë prekje

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:19
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ishte protagonisti kryesor i Granadës në kampionat kundër Almerias, me sulmuesin e Kombëtares që hyri nga stoli dhe shënoi golin e barazimit, me skuadrën e tij që doli nga transferta me pikë.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 73’ dhe pas 13 minutash gjeti rrjetën.

“Sofascore” sjell “Panorama Sport” statistikat e sulmuesit shqiptar, i cili e ka prekur vetëm gjashtë herë topin dhe ka bërë vetëm dy gjuajtje.

Gjithsesi ai u vlerësua me notën 7.2, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e tre golave në La Liga këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat