Ten Hag me “dhimbje koke”, titullari jashtë fushave për tre muaj

Futboll

Ten Hag me “dhimbje koke”, titullari jashtë fushave për tre muaj

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 13:39
Lisandro Martinez

Lajm i keq për Erik ten Hag dhe Manchester United. Lisandro Martinez është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një frakture në këmbë.

Një problem që pritet ta mbajë argjentinasin jashtë fushave për tre muaj duke zvogëluar kështu mundësinë për të parë 25-vjeçarin sërish në fushë për vitin 2023.

Në fakt, ky shqetësim është si pasojë e një dëmtimi të pësuar në fundin e sezonit të kaluar.

Lisandro u dëmtua në prill në një përballje ndaj Sevilla në Europa League dhe qëndroi jashtë fushave për 11 javë.

Ish-lojtari i Ajax u rikthye për fazën përgatitore dhe tentoi të ishte gati për fillimin e sezonit.

Martinez tentoi t’i kalonte dhimbjet me qetësues, por testet zbuluan se lojtari nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe vetëm ndërhyrja kirurgjikale mund t’i japë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Me Lisandron jashtë, Ten Hag është i detyruar të vijojë dhe t’i besojë qendrën Varane dhe Lindelof, ku sigurisht suedezi mund të alternohet edhe me Maguire apo Jonny Evans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat