Titullar në derbi, Pochetino i beson Armando Brojës, çfarë dhurate për sulmuesin kuqezi

Futboll

Titullar në derbi, Pochetino i beson Armando Brojës, çfarë dhurate për sulmuesin kuqezi

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 20:17
Armando Broja

Armando Broja titullar. Trajneri i Chelseat, Pochetino ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar në derbin e Londrës ndaj Fulham, takim ky që vlen për javën e shtatë të kampionatit dhe mbahet në “Craven Cottage”.

Broja vjen pas një momenti mjaft të vështirë. Ai hodhi pas shpine një dëmtim, që e la jashtë fushe për muaj të tërë.

Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat sonte, me Blutë e Londrës që besojnë shumë te aftësitë e shqiptarit.

Sa i takon takimit me Fulham, Broja do ketë mbështetjen e Palmer dhe Mudryk, ndërsa pas shpinës së tij qëndron Enzo Fernandez. Mesfusha është e përbërë nga Caicedo dhe Gallagher. Në prapavijë luajnë Disasi, Silva, Colwill dhe Cucurrela. Në portë është Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat