Marco van Basten befason

Futboll

Marco van Basten befason

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:10
Marco van Basten

Legjenda e Holandës dhe Milanit, Marco van Basten ka zgjedhur tre lojtarët më të mirë në historinë e futbollit sipas tij, ku shihet mungesa e Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Sipas tre-herë fituesit të “Topit të Artë”, tre më të mirët janë padyshim Pele, Maradona dhe Johan Krajf.

“Si fëmijë, doja të isha si Krojf. Ai ishte shoku im, më mungon. Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të pabesueshëm. Mesi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në një ekip.

Mesi nuk është ai që del përpara për të shkuar në luftë. Nuk harroj Kristiano Ronaldon, Mishel Platinin apo Zinedin Zidan”, ishin fjalët e van Basten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat