Media angleze me fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar

Futboll

Media angleze me fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:24
Armando Broja

“Ylli” i sulmit të Kombëtares sonë, Armando Broja është kthyer më në fund në “rrugën” e golit, teksa në përballjen e mbrëmjes të së henës arriti të shënojë golin e dytë dhe të fundit të sfidës, në “derbin e Londrës” përballë Fulham.

Të shumtë ishin ata që vlerësuan performancën e “bomberit” nga Malësia e Madhe, teksa një vlerësim pozitiv, mbi performancën e 22-vjeçarit, në “derbin e Londrës” ndaj Fulham e ka dhënë dhe prestigjiozja angleze, “The Sun”, duke e vlerësuar me notën 8 paraqitjen e të riut, një nga notat më të lartë në skuadrën e teknikut Pochettino.

“Duket si sulmuesi i duhur që ka munguar te Chelseagjithë këtë kohë. Humbi një rast në fillim të sfidës, por u kthye në hero duke shënuar golin e parë në Premier League pas një viti.

Sinqerisht, nuk duket si një lojtar që nuk ka luajtur për 11 muaj. Lëvizjet e tij, qetësia dhe lidhjet në lojë ishin shumë mbresëlënëse”,- shkruhet në artikullin e prestigjiozes britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat