Egnatia ka krijuar varësi nga Dwamena

Futboll

Egnatia ka krijuar varësi nga Dwamena

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:40
Dwamena

Nëse nuk është kapiteni rrogozhinasit duken një skuadër e zakonshme

Pas debutimit me humbje, Egnatia u kthye në ritmin e fitoreve me zhurmë golash e udhëhequr nga kapiteni i saj Raphael Dwamena.

Ganezi ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje të luajtura e pikërisht në ndeshjen e vetme të cilën e nisi nga pankina, rrogozhinasit stonuan aty ku kishin pikën më të fortë. Sulmi më i mirë i kampionatit me 13 gola të realizuar, u bllokua në një ndeshje pa ritëm, përballë një Teute që ishte larg nga të qenit e parezistueshme.

Isgandarli e Paulauskas nuk mundën të bënin keq e madje ishin larg nga të qenit një rrezik për Demën, aq sa portierin kundërshtar e impenjoi më shumë se të gjithë Spahiu.

Tentativa e Tetovës për tu privuar nga Dwamena ishte e dështuar, e madje ganezi u thirr në cështje në 30 minutat e fundit të lojës, por në atë kohë durrsakët ishin mbledhur prapa dhe nuk kishin ndërmend të lejonin as hapësirën më të vogël, të painteresuar për të sulmuar më.

Në fund humbja e dytë minimale në kampionat, që në ndryshim nga e para kur Dwamena ishte në fushë, kishte mungesë rrezikshmërie. Dwamena po është një sulmues i fortë, por Egnatia është varur kaq shumë në kualitetin e 28 vjecarit, sa në rastin e parë pa të, i shfaqi të gjithë limitet. Në këtë pikë, Tetova duhet të gjejë një zgjidhje për të mos i lënë rrogozhinasit Dwamena-dipendent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat