Dinamo e Zagrebit më buxhet 15 herë më të madh se kampioni i Kosovës! Çfarë thotë Shala?

Futboll

Dinamo e Zagrebit më buxhet 15 herë më të madh se kampioni i Kosovës! Çfarë thotë Shala?

Nga: K. Goca Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:08
Dinamo e Zagrebit

Dinamo e Zagrebit të enjten në orën 18.45 do të ndeshen me Ballkanin e Therandës, kampionin e Kosovës, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupi C të Conference League në futboll.  

“Vlera në Transfermarkt anon bindshëm drejt skuadrës së Dinamos, skuadra e së cilës është pothuajse 15 herë më e vlefshme se lista e kampionit të Kosovës (79.8 - 5.43 milionë euro).

Megjithatë, është e qartë se zagrebasit nuk do të kenë një “autostradë” të hapur për të triumfuar’, shkruan mediumi kroat “Jutarnj List”.

Kujtim Shala, legjenda e futbollit të Kosovës dhe Dinamos së Zagrebit, thotë se Ballkani ka ekip të mirë. 

“Ata janë shumë luftarak, dinë të luajnë. Kanë dy-tre individë të mirë dhe në mbrojtje janë të fortë.

Për shembull, ata kanë luajtur shumë mirë ndeshjen kundër Viktorias në Plzen.

Ata luajnë të gjithë bashkërisht, tërhiqen dhe janë të vendosur në zonën e tyre, brenda zonës së penalltisë. Mundohen të luajnë në kundërvënie, sidomos përmes krahut të majtë, që është tip lojtari si Vidoviqi ynë, hyn nga e majta në të djathtë dhe gjuan.

Janë numër një në Kosovë, por Dinamo nuk duhet të ketë frikë. Ata duhet të nisin seriozisht nga fillimi, shpresoj që të mos e përsërisin ndeshjen si ndaj Hajdukut”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat