Joao Mario: Champions League kërkon eksperiencë

Futboll

Joao Mario: Champions League kërkon eksperiencë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:22
Joao Mario

Mesfushori i Benfica-s, Joao Mario, ka folur për duelin me Interin.

Inter dhe Benfica do të përballen sonte në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Veterani i skuadrës portugeze, dikur ishe lojtar i Interit, në një intervistë për “UEFA”, ka thënë se ai është një nga lojtarët më të vjetër tek Benfica, dhe sipas tij, edhe përgjegjësitë janë më të mëdha.

“Me moshën rriten edhe përgjegjësitë. Unë jam një nga lojtarët më të vjetër në skuadër dhe zëvendëskapiten. Në një ekip si ky është e rëndësishme të jem aty. Kemi lojtarë të rinj pasi që është edhe identiteti ynë”, ka thënë Mario.

“Kemi nevojë për pak energji dhe ajër të pastër. Megjithatë, në Ligën e Kampionëve nevojitet shumë eksperiencë dhe kjo është ajo që bën diferencën në ndeshjet vendimtare”, ka theksuar ai.

Portugezi beson se skuadra e tij “do të bëj paraqitje të mirë sonte ndaj Interit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat