Pioli ‘ngre’ Murin e Verdhë në Milanello

Futboll

Pioli ‘ngre’ Murin e Verdhë në Milanello

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 17:19
Milani

Pioli ‘ngre’ Murin e Verdhë në Milanello.

Milani do të sfidojë Borussian e Dortmundit në “Signal Iduna Park”, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kampionëve, teksa kuqezinjtë do ët kërkojnë fitoren e parë, për të mos komplikuar ecurinë.

Megjithatë Stefano Pioli ka nisur të bëjë llogaritë edhe me tifozerinë e Dortmundit dhe pikërisht për këtë arsye, në Milanello është vendosur në sfond audioja e zhurmës që krijojnë tifozët e klubit gjerman.

Kjo për t’i bërë futbollistët të mësohen me atmosferën që i pret mbrëmjen e të mërkurës në “Signal Iduna park”, një sfidë të cilën Milani duhet ta fitojë për të mos komplikuar ecurinë, duke qenë se më pas dy ndeshjet e radhës i ka ndaj Paris Saint Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat