Pioli: Nuk humbasin prej një viti!

Futboll

Pioli: Nuk humbasin prej një viti!

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 19:13
Pioli

Milan do të tentojë të marrë fitoren e parë në këtë edicion të Champions League në transfertë ndaj Borussia Dortmund, duke qenë se në sfidën e parë barazuan pa gola ndaj Newcastle.

Trajneri Stefano Pioli në konferencë për shtyp theksoi se atmosfera në stadiumin Signal-Iduna Park nuk i tremb, por vetëm sa i motivon më shumë ndërsa shtoi se Dortmund ka statistikat në favor në ndeshjet shtëpiake.

“Ndaj Borussia Dortmund çdo detaj do të jetë i rëndësishëm, e dimë për atmosferën elektrizuese në stadiumin e tyre, por besoj se kjo do të shërbejë si një motiv më shumë për ne. Ajo që në fund ka më shumë rëndësi është të luajmë mirë.

Bëhet fjalë për një skuadër që në shtëpi ka shifra pozitive dhe në Bundesligë nuk humbasin prej një viti. Madje, në Champions League kanë dy vite që nuk humbasin në shtëpi. I dimë shumë mirë vështirësitë me të cilat do të përballemi, janë një skuadër teknike dhe në të njëjtën kohë shumë energjike.

Do të na duhet një performancë e nivelit të lartë, nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por do të jetë një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat