Bellingham po mahnit botën e futbollit

Futboll

Bellingham po mahnit botën e futbollit

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:28
Bellingham

Forma e Jude Bellingham këtë sezon me fanellën e Real Madrid është tepër fantastike, surreale.

Mesfushori i talentuar anglez është shndërruar në liderin e “Los Blancos” pasi në çdo ndeshje emri i tij është si shënues ose si asistues, në ligë apo në Champions.

20-vjeçari në nëtë ndeshje zyrtare me fanellën e Realit ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 3. Duke marrë parasysh formën e jashtëzakonshme që po kaolon anglezi, Ancelotti u pyet pas ndeshjes me Napolin nëse është i sigurt se Bellingham është vetëm 20-vjeç. Trajneri italian ka dhënë një përgjigje epike, duke thënë se duhet parë me kujdes pasaporta e tij.

“Jo, nuk jam i sigurt.

Do të duhet të kontrolloni pasaportën e tij. Lojtar fantastik, karakter dhe personalitet i fortë. Fantastike që ka firmosur për ne”, deklaroi Ancelotti.

Bellingham ishte lojtari i ndeshjes së mbrëmshme ndaj Napolit, pasi mesfushori anglez shënoi dhe asistoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat