Tifozët e Interit blenë 50 mijë filikaqa, kjo është arsyeja

Futboll

Tifozët e Interit blenë 50 mijë filikaqa, kjo është arsyeja

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:21
Tifozët e Interit

Romelu Lukaku do të ketë një mirëseardhje jashtëzakonisht të zhurmshme kur të kthehet në “Giuseppe Meazza” me Romën, pasi tifozët e Interit kanë blerë 50,000 bilbila për ta 'lënë të dëgjojë gjithë neverinë tonë'.

Qendërsulmuesi kishte qenë në skuadrën e “Nerazzurrëve” për dy vjet, më pas u kthye sezonin e kaluar si huazim nga Chelsea.

Verën e kaluar, belgu ishte në negociata për një transferim të përhershëm te Interi, kur papritur doli se ai kishte qenë në bisedime të fshehta edhe me rivalët e tyre, Juventusin, më pas ai nuk pranonte thirrje nga drejtorët e Interit.

Kur Chelsea nuk arriti të pajtohej me Juventusin, Lukaku u huazua te Roma, e cila do të përballet me Interin më 29 tetor.

Ultrasit e Interit u ndjenë krejtësisht të tradhtuar nga veprimet e Lukakut dhe janë të etur për t'u siguruar që ai ta dijë kur të përballet me ta për herë të parë si kundërshtar.

“29 tetori është një datë që duhet ta rrethojmë në kalendar, në mënyrë që të jemi gati ta lëmë të dëgjojë gjithë neverinë tonë që ndjejmë ndaj dikujt që na ktheu shpinën në mënyrën më të turpshme”, thuhet në një deklaratë nga grupi “Curva Nord”.

“Një personazh që u tregua i vogël, sepse përpara se të jesh kampion, duhet të jesh burrë dhe të dish ta mbajmë fjalën. Ne ju mbrojtëm dhe ju na e shpaguat duke kthyer shpinën. Para ndeshjes kundër Romës, “Curva Nord” do të japë 50,000 filikaqa për t'u përdorur në çdo prekje të topit nga ai që tradhtoi fanellën tonë. Le të tregojmë të gjithë se si duhet të trajtohet dikush që u tregua i padenjë për të veshur këtë fanellë.”, thuhet në fund të deklaratës së tifozëve ultras të skuadrës së Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat