Leao pas barazimit me Dortmundin: Duhet të kishim dalë me tri pikë

Futboll

Leao pas barazimit me Dortmundin: Duhet të kishim dalë me tri pikë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Ylli i Milanit, Rafael Leao është shprehur i zhgënjyer me barazimin ndaj Borussia Dortmundit.

“Milionerët” e Gjermanisë dhe ‘Rossonerët’ mbrëmë luajtën pa gola në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

"A jemi të kënaqur me barazimin? Absolutisht jo”, ka thënë Leao pas ndeshjes.

“Edhe ndaj Newcastle ne kontrolluam lojën, krijuam raste, por nuk shënuam. Edhe në këtë ndeshje krijuam shumë raste, por nuk shënuam. Mendoj se më atë që treguam duhet të kishim dalë me tri pikët. Jam i lumtur me ekipin, por i zhgënjyer me rezultatin. Duhet të mësojmë nga këto lojëra dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka theksuar sulmuesi portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat