Kloppit nuk i del inati

Futboll

Kloppit nuk i del inati

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:10
Klopp

Jyrgen Klopp ka bërë thir rje që ndeshja e Liver pulit kundër Totenhemit të riluhet, pasi VAR-i nuk arriti të akordonte golin e Luis Diazit, i cili u anulua për pozicion jashtë loje.

Sky Sports News” kupton se qëndrimi i Premier Ligës mbetet i pandryshuar dhe se një riluajtje e mundshme e ndeshjes së javës së fundit të Premier Ligës nuk do të merret parasysh.

Por trajneri i Liverpulit, duke folur nga konferenca për shtyp, përpara ndeshjes së sotme të Ligës së Europës kundër belgëve të Rojal Unionit, tha: “Është me të vërtetë e rëndësishme se aq i madh dhe i rëndësishëm sa është futbolli ne duhet ta trajtojmë atë në mënyrën e duhur.

Të gjithë personat e përfshirë, arbitri në fushë, gjyqtari anësor, gjyqtari i katërt dhe veçanërisht në këtë rast VAR-i, nuk e bënë këtë qëllimisht. Ishte një gabim i qartë dhe mendoj se do të kishte zgjidhje për të më pas.

Disa njerëzit ndoshta nuk duan të thonë, por jo më shumë si menaxher i Liverpulit, por më shumë si një njeri i futbollit, se i vetmi rezultati duhet të jetë një ripërsëritje e ndeshjes. Ndoshta nuk do të ndodhë”.

Diaz ishte në pozicion të rregullt kur shënoi me ndeshjen që ishte ende 0-0, ndonëse Liverpuli ishte me 10 veta në fushë. Dhe do të mbetej me 9 veta në fund të pjesës së dytë, ndërsa pësoi edhe golin në shtesë, duke u mundur 2-1.

Por mes arbitrave të VAR-it pati një keqkuptim në komunikim, duke bërë që VAR-i të mos ndërhynte. Shoqata e Arbitrave kërkoi ndjesë, ndërsa Liverpuli kërkoi edhe audion e komunikimit të arbitrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat