Kush pritet ta marrë drejtimin e Tiranës?

Futboll

Kush pritet ta marrë drejtimin e Tiranës?

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:58
Atmosfera në Tiranë

Ore intensive në kampin e Tiranës vetëm dy ditë para klasikes së futbollit shqiptar, kundër Vllaznisë, në Kukës. Drejtuesit e 26-herë kampionëve të Shqipërisë shkarkuan trajnerit Orges Shehi, për shkak të dy humbjeve radhazi në shtëpi dhe tani duhet të gjejnë një emër të përshtatshëm për t’i besuar timonin e skuadrës.

Presidenca bardheblu i ka dhënë pak ore vetes për të zyrtarizuar pasuesin e Shehit, duke shtyrë seancën stërvitore të kësaj te enjteje nga ora 11:00 në 15:00.

Burime të SuperSportit kanë mësuar se kandidatë kryesor për të marrë drejtimin e Tiranës është një emër i njohur për futbollin shqiptar e veçanërisht për bardheblutë: Julian Ahmataj.

44-vjeçari ka qenë në krye të Tiranës për një përiudhë të shkurtër kohore tetor-dhjetor 2019, pa harruar faktin që ka dhënë kontribut te kryeqytetasit edhe si futbollist në dy periudha të ndryshme.

Me shumë mundësi Ahmataj do të dalë që sot në stërvitje, për të mos humbur kohë me përgatitjet për Vllazninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat