Enrique pas humbjes nga Newcastle: Rezultati është i padrejtë

Futboll

Enrique pas humbjes nga Newcastle: Rezultati është i padrejtë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:59
Luis Enrique

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është shprehur tejet i zhgënjyer me disfatën kundër Newcastle.

Newcastle mbrëmë deklasoi PSG-n, me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Strategu spanjoll thotë se sfida të tilla janë të vështira, por sipas tij, rezultati 4-1 është i padrejtë.

Ai ka lavdëruar skuadrën angleze për lojën e madhe që bëri.

“Ndeshje si këto janë të vështira për ne trajnerët. megjithatë, mendoj se djemtë patën sjelljen e duhur, por për të qenë i sinqertë mendoj se rezultati është pak i padrejtë.

I bëj komplimentet e mia Newcastle për ndeshjen e madhe që zhvilluan”, ka thënë Enrique.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës beson se skuadra e tij do t’u kthehet fitoreve dhe do të harron humbjen ndaj Newcastles..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat