Guardiola: Vazhdojmë të fitojmë

Futboll

Guardiola: Vazhdojmë të fitojmë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 15:11
Guardiola

Mançester Siti i tij ndryshon marsh në Champions dhe pas humbjeve 1-0 kundër Njukasëllit në Kupën e Ligës dhe 2-1 ndaj Uolvesit në javën e shtatë të Premier Ligës, kampionët e Pep Guardiolës rikthehen te fitorja në Europë, duke marrë fitoren e dytë pas asaj ndaj Crvena Zvezdës dhe komanduar Grupin G me pikë të plota.

“Skuadra ime e urren të humbasë”, tha tekniku katalanas pas suksesit në “Red Bull Arena”.

“Nuk është kurrë një ditë e bukur kur ti nuk fiton.

Ky është standardi që ne kemi në klub. Kemi shumë fitues dhe e dimë se si ta menaxhojmë këtë situatë.

Është gjithnjë një moment i vështirë kur ndodh dhe kështu duhet të jetë.

E treguam se nuk e humbasim gëzimin dhe entuziazmin.

Është një ndjesi pozitive që ne e urrejmë kaq shumë të humbasim. Kjo është arsyeja përse ne vazhdojmë të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat