Klasikja në Kukës

Futboll

Klasikja në Kukës

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Vllaznia-Tirana të shtunën në orën 14:00 në Durrës është sfida që do të bndezë javën e 8 të Kategorisë Superiore.

Një ndalesë nga fundi i fazës së parë, klasikja e Shqipërisë zhvendoset në Kukës për shkak të mbjelljes së barit në “Loro Boriçi”. Është hera e parë që klasikja me shkodranët si pritës luhet jashtë qytetit verior ndërsa Tirana dhe Vllaznia duhet të përballen me aktualitetin e vështirë ku të dyja skuadrat janë në emergjencë për pikë.

Java fillon të premten më duelin Egnatia-Dinamo City. Kryesuesit vijnë nga një ghumbe tronditëse në shtëpi me Teutën dhe ndalesa e radhës është jetike për të ruajtur pozitat në lokomotivën e klasifikimit ndërsa blutë e Di Biagios ende në një fazë pjekurie kërkojnë konfirmim. Të dielën, kalendari i superiores propozon tre përballje duke nisur që prej orës 14:00 me Laci – Skënderbeu.

Në të shkuarën, ky duel ka pridhuar përherë rezultate surprizë dhe mund të ndodhë kështu edhe këtë herë kur skuadrat nuk janë kristalizuar ende ndërsa në orën 18:00 Partizani pret Kukësin në Arenën e Demave.

Kampionët në kërkim të fitores pas shuplakës së marrë pak ditë më parë në Korcë, nuk kanë më bonuse për të shfrytëzuar në këtë fazë të parë, ndërsa në krahun tjetër Kukësi po përjeton një moment të artë nën drejtimin e Stavri Nicës. Në po të njëjtën orë, Teuta do të presë në Durrës, Erzenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat