Përfitimet marramendëse të futbollistes më tërheqëse në botë

Futboll

Përfitimet marramendëse të futbollistes më tërheqëse në botë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:44
Alisha Lehmann

Alisha Lehmann është njëra prej futbollisteve, por edhe sportisteve më të famshme në botë.

Jo vetëm për kualitetet e saj të padiskutueshme në fushën e blertë.

Por, futbollistja e njohur e Aston Villës është një yll i vërtetë edhe jashtë futbollit.

Më saktësisht, 24 vjeçarja është bërë mjaft e famshme dhe e rëndësishme edhe në rrjetet sociale.

Mbi të gjitha në Instagram, ku ajo i gëzon hiç më pak se 15,4 milionë ndjekës.

Dhe, ky numër i konsiderueshëm ia ka mundësuar përfaqësueses zvicerane që të ketë të ardhura të jashtëzakonshme nga ky rrjet social.

Sipas informacioneve të fundit, Alisha paguhet nga 280 mijë euro për çdo postim të saj në Instagram.

Popullariteti i saj në rrjetet sociale e ka arritur një nivel mbresëlënës, madje duke e kaluar në numër të ndjekësve edhe tenistin legjendar Roger Federer.

Lehmann nuk fiton vetëm nga postimet në rrjetin e njohur social, pasi sponsorizimet dhe reklamat e shumta kontribuojnë edhe më shumë në pasurinë e saj.

Kjo pasi ajo së fundmi është bërë pjesë e kalendarit për vitin 2024, ku përfshihen fotografitë e saj tërheqëse.

Një kalendar me Alishan, që shfaqet me linjat e saj perfekte të trupit, shitet plot 70 euro.

Ky pra është një artikull shtesë në kuletën e saj të të ardhurave.

Por, ishte pikërisht kalendari me foto “hot” ai që e la “single” bukuroshen zvicerane.

Kjo pasi mediat britanike raportuan në vitin 2022 se Alisha ishte ndarë nga atëherë i dashuri i saj, Douglas Luiz për shkak se futbollisti brazilian ishte kundër shfaqjes së saj në kalendarin e vitit 2023 me foto provokuese.

Ajo ishte mjaft e lumtur që i ishte dhënë mundësia ta shfaqte trupin e saj përmes kalendarit, por ish-partneri i saj mendonte ndryshe.

Të dy janë ende pjesë e Aston Villës, ndërsa lidhja e tyre kishte përfunduar pas një viti romance.

Krahas rrjeteve sociale dhe reklamave, Alisha Lehmann fiton para të bollshme edhe përmes profesionit të saj.

Ajo gjeneron të ardhura të konsiderueshme edhe përmes karrierës së saj futbollistike.

Çdo vit, duke luajtur për Aston Villën në Angli, ajo i fiton nga 380 mijë euro.

Kujtojmë se Alisha Lehmann e ka një karrierë të pasur futbollistike..

Ajo ka luajtur për ekipet e njohura si Young Boys, West Ham United dhe Everton para se të mbërrinte në Aston Villa në vitin 2021.

Ndërkohë, sulmuesja zvicerane është pjesë e Kombëtares “Helvetike” nga viti 2017.

Suksesi i saj në futboll dhe në rrjetet sociale e kanë bërë atë një personalitet të jashtëzakonshëm sportiv dhe mediatik që nuk pushon së tërhequri vëmendjen.

Nëse Alisha është mbretëreshë e Instagramit tek futbollistet, nëse flasim për futbollistët, menjëherë na shkon mendja tek Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez është njeriu më i ndjekur në planet në Instagram me 607 milionë followers.

38 vjeçari paguhet rreth 3 milionë euro për çdo postim që e bën në Instagram. Merreni me mend…

Natyrisht, “CR7” ka përfitime të tjera të jashtëzakonshme si rroga vjetore në Al-Nassr prej 200 milionë eurosh, si dhe nga marketingu, ku fiton jashtëzakonisht shumë. Miliarder hesapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat