Pak kush e ka pritur, kampioni i Kosovës e shokon Dinamon e Zagrebit! 

Futboll

Pak kush e ka pritur, kampioni i Kosovës e shokon Dinamon e Zagrebit! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 tetor 2023 Në ora: 18:24 Përditësuar në ora: 20:35 më 05.10.2023
Pamje nga ndeshja, foto media kroate "24 sata"

Ballkani gjunjëzon 24 herë kampionin e Kroacisë

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, e shokon me rezultat 2:0 kampionin kroat, Dinamon e Zagrebit!

Një fitore që pak kush e ka pritur, një fitore madhështore të kampionit të Kosovës.

Dinamo, 24 herë kampion i Kroacisë, kthehet kokulur nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Grupi C

Astana – Plzen 1:2 (0:0)
Ballkani – Dinamo 2:0 (2:0)

Renditja 

1. Plzen    2    2    0    0    3:1    6
2. Ballkani    2    1    0    1    2:1    3
3. Dinamo    2    1    0    1    5:3    3
4. Astana    2    0    0    2    2:7    0

Në xhiron e tretë do të takohen (26 tetor): Ballkani - Astana (18.45) e Dinamo - Plzen (21.00).  

Kampioni i Kosovës ka treguar lojë shumë të mirë ndaj gjigantit kroat duke fituar tre pikët e para në Grupin C të Conference League.

Ballkani - Dinamo 2:0

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: A. Karaoglan (Turqia).
Shënues: Kryeziu (44'), Hamidi (84').
Kartona të verdhë: Kryeziu, Kuç, Koliç - Emreli.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha (Hamidi 65'), Gripsh (Halili 87')i, Zyba, Trashi, Kuç, Jashanica, Ismajlgeci (Tolaj 65') dhe Kryeziu (Limaj 71'0.
Dinamo: Nevistiq, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko (Marin 80'), Kulenoviq, Mishiq, Bulat (Suçiç 66'), Periq, Menalo (Emreli 46')  dhe Vidoviq (Haliloviq 66').

Ndeshje e luftuar dhe e pëlqyer nga rreth 8.000 shikues.

Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja kanë luajtur me sukses në të gjitha repartet. 

Në minutën e 17-të, Berisha paksa u tregua egoist dhe nuk pasoi të Kryeziu, goditja e të cilit nga rreth 18 metra me mund të madh u prit nga portieri Nevistiq.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, Qëndrim Zyba ka asistuar për bukuri, ndërsa Almir Kryeziu brenda 16-shit e me goditje të fortë shënon për Ballkanin.

Gjyqtari pas shikimit të VAR heqë të gjitha dyshime për pozitë jashtë loje dhe ka pranuar golin e Kryeziut. 

Në pjesën e dytë, fat për Ballkanin në minutën e 56-të, Vidoviq në rast ideal por devijohet topi në korne.

Në minutën e 84-të, gjithçka e qartë sa i përket fituesit.

Walid Hamidi del në pozitë ideale dhe me gjakftohtësi ka realizuar për 2:0.

Ballkani fiton tre pikët e para, njofton me humbje Dinamon e madhe.

Ballkani përveç tre pikë fiton edhe 500 mijë euro.

Armosfërë e bukur

(E plotësuar) - 84' Walid Hamidi del në pozitë ideale dhe em gjakftohtësi ak realizuar për 2:0.

83' Dinamo në presion.

80' Ballkani në epërsi.

77' Dinamo kërkon golin e barazimit.

Ballkani - Dinamo 2:0

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: A. Karaoglan (Turqia).
Shënues: Kryeziu (44'), Hamidi (84').

Kartona të verdhë: Kryeziu, Kuç, Koliç - Emreli.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha (Hamidi 65'), Gripsh (Halili 87')i, Zyba, Trashi, Kuç, Jashanica, Ismajlgeci (Tolaj 65') dhe Kryeziu (Limaj 71'0.
Dinamo: Nevistiq, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko (Marin 80'), Kulenoviq, Mishiq, Bulat (Suçiç 66'), Periq, Menalo (Emreli 46')  dhe Vidoviq (Haliloviq 66').

73' Ballkani shumë afër triumfit.

68' Shiu ka vështirësu edhe ndeshjen.

66' Ballkani po tregon lojë të mirë.

60' Ballkani në presion.56' Vidoviq në rast ideal por devijohet topi në korrne dhe fat për Ballkanin.

55' Ballkani mbrohet me sukses.

52' Dinamo bën presion.

49' Ballkani në kërkim të golit tjetër.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Almir Kryeziu brenda 16-shit e me goditje të fortë kalon në epërsi Ballkanin. Goli u praua pasi u shikua VAR-i sepse kishte dyshme për pozitë jashtë loje.43' Nuk ka gola deri me tash.

41' Dinamo ka shtuar presionin.

38' Dinamo në momente e rrezikshme.35' Kuç gjuan nga distanca por jashtë shtyllës së majtë të Dinamos.

34' Lojë me ritëm.

31' Dinamo ka shtuar presionin.

28' Edhe më tej pa gola.

25' Lojë e hapur, dy kartona të verdhë..22' Ballkani e kërkon golin me çdo kusht.

20' Ballkani ka shtuar presionin të dinamovitët.

17' Berisha paksa u tregua egoist dhe nuk pasoi të Kryeziu, goditja e tij nga rreth 18 metra me mund të madh u prit nga portieri Nevistiq.

4' Kohë e mirë dhe atmosferë e bukur.

11' Dinamo e rrezikshme.7' Lojë e mirë nga të dy palët.

5' Lojë e baraspeshuar.

3' Kartoni i parë i verdhë.

1' Fillon ndeshja.

Futbollistët dalin në fushë.

Dinamo e madhe përballet me kampionin e Kosovës

Në pritje të ndeshjes së madhe mes kampionit të Kosovë; Ballkanit të Therandës dhe kampionit kroat Dinamo e Zagrebit.

Ndeshja është e vlefshme e xhiros së dytë të Grupit C të Conference League në futboll.

Dinamo ka startuar me fitore me rezultat 5:1 ndaj Astanës, ndërsa Ballkani ka humb në udhëtim me 1:0 nga Plzeni.

Ballkani kërkon pikët e para ndaj skuadrës së madhe kroate.   

Ballkani - Dinamo

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: A. Karaoglan (Turqia).
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha, Gripshi, Zyba, Trashi, Kuc, Jashanica, Ismajlgeci dhe Kryeziu.
Dinamo: Nevistiq, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko, Kulenoviq, Mishiq, Bulat, Periq, Menalo dhe Vidoviq.

Dy skuadrat do të ndeshen në kuadër të grupit C

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte arenë e përballjes ndërmjet kampionit të Kosovës, Ballkanit dhe gjigantit kroat, Dinamo Zagrebit.

Dy skuadrat do të ndeshen në kuadër të grupit C të Ligës së Konferencës, përkatësisht rrethit të dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve të kësaj gare.

Dinamo ka tri pikë në vendin e parë në grup, kurse Ballkani është pa pikë pas humbjes nga Viktoria Plzen në ndeshjen e parë.

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja në konferencë për media të mërkurën ka thënë se skuadra kroate është njëri nga rivalët më të fortë me të cilin Ballkani është ballafaquar deri më tani në garat evropiane.

Përkundër kësaj, ai ka shtuar se skuadra e tij nuk do ta ndryshojë aspak stilin e lojës që ka dhe se përtej respektit për kundërshtarin, ata respektojnë edhe veten e tyre.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:45.

Ballkani në kërkim të fitores së parë

Ballkani në kërkim të fitores së parë!

Ballkani luan ndeshjen e parë shtëpiake në këtë edicion të fazës së grupeve në Conference League.

Pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Plzen, të besuarit e trajnerir Ilir Daja do të kërkojnë suksesin ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb.

Së fundmi, janë publikuar edhe formacionet zyrtare teksa trajneri Daja i ka bërë një vend në formacion edhe Marse Ismajlgecit, lojtarit të afruar në merkaton verore.

Sa i takon sulmit, nga minuta e parë e nis treshja Gripshi-Kryeziu-Berisha.

Sfida nuk do të jetë aspak e lehtë për Ballkanin

Ballkani do të ndeshet në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër një kundërshtari të fortë siç është Dinamo Zagreb.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja luan sot vetëm për fitore, pasi ata ndodhen të fundit në grupin e Conference League me zero pikë.

Sfida nuk do të jetë aspak e lehtë për ta, por Daja deklaroi se në fushë do të luhet vetëm për të fituar.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha, Gripshi, Zyba, Trashi, Kuc, Jashanica, Ismajlgeci, Kryeziu.
Dinamo: Nevistiq, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko, Kulenoviq, Mishiq, Bulat, Periq, Menalo, Vidoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat