Shehi reagon pas shkarkimit nga Tirana

Futboll

Shehi reagon pas shkarkimit nga Tirana

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:08
Shehi

Orges Shehi ka reaguar me anë një postimi në “Instagram” në lidhje me pezullimin nga Tirana. Ish-portieri i njohur shqiptar drejtoi rekordmenët bardheblu për mbi dy vite e gjysmë.

46-vjeçari regjistroi 120 ndeshje si trajner i Tiranës, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion (2022) dhe Superkupën e Shqipërisë (2022).

Drejtuesit e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, vendosën të pezullonin Shehin pas humbjes 0-3 me Laçin. Skuadra po stërvitet përkohësisht nga Julian Ahmataj.

“Çdo fillim e ka një fund. Pas shkarkimit më mbetet t’i uroj suksese ekipit dhe të falënderoj të gjithë bashkëudhëtarët e mi në këtë rrugëtim plot sfida.

Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur kudo dhe kurdoherë”, shkruan Shehi.

Çfarë deklaroi presidenti Refik Halili?

“Kemi pasur një trajner që them se ka qenë trajner i mirë, por kur nuk ka rezultate gjithmonë duhet bërë një ndërhyrje. Dhe menduam të largojmë trajnerin, të cilin e kemi njoftuar se kemi një marrëveshje që do e zbatojmë.

Do e pezullojmë për të vazhduar e për të respektuar kontratën deri në muajin maj. Do të vendosim trajner nga akademia e do të kemi kryetrajnerin e skuadrës të të rinjve, të të gjithë akademisë, Julian Ahmatajn.

Do të jetë një trajner i përkohshëm. Julian Ahmataj dhe gjithë stafi janë të gjithë në dispozicion të skuadrës për të bërë më të mirën, pasi kjo skuadër dhe këto lojtarë meritojnë të jenë më lart“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat