Tirana reagon për Shehin

Futboll

Tirana reagon për Shehin

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:15
Shehi

Klubi i Tiranës ka reaguar edhe zyrtarisht në lidhje me shkarkimin e trajnerit Orges Shehi, vendim i marrë paraditen e të enjtes, dy ditë pasi bardheblutë u mposhtën nga Laçi me rezultatin 0-3 në “Selman Stërmasi”.

Në komunikatën zyrtare, Tirana e quan një pezullim nga puna atë të Orges Shehit dhe konfirmon se marrëveshja kontratore mes palëve do të vijojë deri në përfundimin e saj.

“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve te dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi.

Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj”, shkruhet në deklaratën e bardhebluve.

Gjithsesi Orges Shehi nuk do të jetë më në stolin e Tiranës dhe vendimi është marrë vetëm dy ditë para klasikes së futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, e cila do të luhet në Kukës të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat