Ten Hag drejt largimit

Futboll

Ten Hag drejt largimit

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:39
Ten Hag

E thënë në anglisht, aventura e trajnerit holandez në stolin e Manchester United është gjithnjë e më pranë fundit.

Një situatë e pashmangshme duke qenë se skuadra po zhgënjen si në kampionat ashtu edhe në Champions: vendi i dhjetë në Premier League me gjysmën e pikëve në krahasim me City-n kryesues, vendi i fundit në grupin e Champions League pas paraqitjes së dobët në shtëpi ndaj Galatasaray.

Jashtë Anglisë, çështja për shkarkimin e Ten Hag po monitorohet me kujdes edhe nga kompanitë e basteve, që kanë hapur lojën për zëvendësuesin e mundshëm të holandezit në stolin e United.

Cilët janë emrat në listën e emrave për stolin e Man United? Ndër opsionet që konsiderohen më pak të mundshme (por jo të pamundura) është Graham Potter, me koeficientin 10. Me 7.50 Roberto De Zerbi, i cili po bën shumë mirë me Brighton.

Kompanitë e basteve janë të intriguar nga opsioni Nagelsmann, i propozuar me koeficientin 5. Favoriti numër një megjithatë është Zinedine Zidane, me një koeficient 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat