Balotelli zbulon: Para Interit kam kaluar një periudhë te Barça

Futboll

Balotelli zbulon: Para Interit kam kaluar një periudhë te Barça

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:43
Balotelli

Mario Balotelli nuk është kurrë banal, as në kujtimet e tij. Në intervistën e fundit të dhënë, ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit zbuloi një sfond në tregun e transferimeve që pakkush e dinte.

“Kam ëndërruar të luaja për Barcelonën kur isha i vogël. Duhej të nënshkruaja me klubin katalanas, por presidenti i Lumezzane kërkoi shumë para për transferimin tim dhe Barcelona nuk donte të paguante shumë për një lojtar që nuk ishte nga Cantera - kujton ish-qendërsulmuesi i zikaltërve -. U stërvita me Alcantara, Dos Santos... ishim të gjithë bashkë.

Pastaj pas 3-4 muajsh ai thirri Morattin dhe shkova te Interi”.

Sipas Sport.es, në qershor 2006, kur Mario ishte 16 vjeç, ai pati një provë me Barcelonën që ishte shumë afër që të bëhej një marrëveshje e përhershme.

Luajti tri ndeshje me skuadrën e Kadetëve Barca B, duke shënuar tetë gola dhe duke mahnitur trajnerët, të cilët dhanë miratimin për nënshkrimin e tij. Por, edhe atëherë gjërat nuk ishin të lehta kur merresha me Marion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat