Tension në AEK - Ajax, policia prish planet e ultrasve grek

Futboll

Tension në AEK - Ajax, policia prish planet e ultrasve grek

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:56
Pamje nga trazirat

Tension dhe përplasje mes tifozëve dhe policisë përpara nisjes së duelit AEK-u i Athinës-Ajax. Takim i vlefshëm për grupin B të Europa League. Një grup i zjarrtë ku bëjnë pjesë edhe Marseille dhe Brighton.

Mbërritja e ultrasve holandezë afër stadiumit “OPAP Arena”, ka shkaktuar probleme mes tifozëve dhe forcave policore. Ku nuk munguan mjetet piroteknike dhe gazi lotsjellës.

Kompanitë e basteve “shkarkojnë” trajnerin e Manchester United, ja kush mund ta zëvendësojë

Ultrasit e AEK-ut tentuan të sulmonin grupin e tifozëve të ardhur nga Amsterdami rreth dy orë përpara fillimit të takimit, por ndërhyrja e policisë shmangu përplasjen e madhe mes dy grupimeve tifozerike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat