Shpërthejnë mediumet kroate për humbjen në Kosovë: Një nga humbjet më të turpshme evropiane

Futboll

Shpërthejnë mediumet kroate për humbjen në Kosovë: Një nga humbjet më të turpshme evropiane

Nga: K. Goca Më: 5 tetor 2023 Në ora: 20:54
Pamje nga ndeshja

Mediumet e njohura kroate shpërthejnë për humbjen e 24 herë kampionit të Kroacisë, Dinamos së Zagrebit me rezultat 2:0 nga kampion i Kosovës, Ballkani i Therandës, në kuadër të xhiros së dytë të Conference Leageu në futboll.

“Sikleti në Kosovë: Dinamo pa gjuajtje, humbi përballë Ballkanit në Conference League.

Dinamo ishte favorit i madh në Prishtinë, por nuk e justifikoi atë status në fushë. Ballkani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, ndërsa Dinamo nuk gjeti se si të përgjigjej dhe kampioni i Kosovës më vonë konfirmoi fitoren e madhe”, shkruan “24 sata”.

“Një nga humbjet më të turpshme evropiane të Dinamos”, është titulli i mediumit kroat “Index.hr”.

"Dinamo ra pa gjuajtur: Ballkani shfrytëzoi gjithçka që i ofruan të kaltrit", shkruan "Gol Nogomet".

“Dinamo katastrofike përjetoi një turp të rëndë, u mund në Kosovë nga lojtarë anonimë të futbollit”, shkruan “Veçernj List”.

“Dinamo e dëshpëruar humbi në Prishtinë, Ballkani feston pas gabimeve katastrofike të të kaltërve”, shkruan “Sportske Novosti”.

"Fatkeqësia e Dinamos në Kosovë: golat që tronditën të kaltrit"", shkruan "Slobodna Dalmacija".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat