Mediumi serb vajton: Kolapsi i Dinamos në Prishtinë 

Futboll

Mediumi serb vajton: Kolapsi i Dinamos në Prishtinë 

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2023 Në ora: 21:28
Ballkan

Mediumi serb “B92” ka vajtuar humbjen e Dinamos së Zagrebit në Prishtinë, me titull: “Kolapsi i Dinamos në Prishtinë”! 

Futbollistët e Dinamo Zagrebit janë mposhtur si mysafirë nga Ballkani në Prishtinë me rezultat 2:0, në xhiron e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës.

"Golat me vlerë të një fitoreje të madhe për vendasit u shënuan nga Almir Kryeziu në minutën e 44-të dhe Walid Hamidi në minutën e 83-të të lojës.

Të kaltrit ishhin favoritët para këtij dueli, por jo qartë, gjë që u pa edhe në fushë, ku lojtarët e Ballkanit arritën t'i bëjnë ballë

Goli i parë konfirmohej nga teknologjia VAR dhe shënuesi Kryeziu goditi mirë këndin e portës.

Ballkani dyfishoi avantazhin dhe siguroi fitoren me anë të Hamidit, i cili shënoi gol pas një depërtimi të vetëm.

Ballkani tashmë është barazuar me Dinamon në renditje, Plzeni është i pari me gjashtë pikë, ndërsa Astana është e fundit pa pikë”, shkruan media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat